Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Udhëtimi i të “mallkuarve”: Historia e trishtë e hebrenjve, që u refuzuan nga të gjithënë prag të Holokaustit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,898

Udhëtimi i të “mallkuarve”: Historia e trishtë e hebrenjve, që u refuzuan nga të gjithënë prag të Holokaustit​


87272700-79CD-4D6B-AFB1-D659ED38155F-1536x1048.jpeg

Më 13 majin e vitit 1939, 937 njerëz – kryesisht hebrenj – hipën në anijen luksoze “SS St. Louis”, për t’iu larguar persekutimit në Gjermaninë naziste. Në fillim anija do të shkonte në Kubë, ku pasagjerët do të prisnin të merrnin vizat për të hyrë më pas në Shtetet e Bashkuara. Por shumë prej tyre nuk ia dolën dot. Pasi iu refuzua azili në Kubë, anija e refugjatëve u detyrua që të kthehej sërish në Evropë. Nga frika se çfarë do të ndodhte nëse riktheheshin në Gjermani, pasagjerët iu lutën për azil Britanisë së Madhe, Francës, Holandës dhe Belgjikës. Edhe pse këto vende ranë përfundimisht dakord të pranonin pasagjerët, shumë prej tyre nuk arritën të shpëtonin veten gjatë Holokaustit.
Gjatë 2 ditëve në nëntorin e vitit 1938, rreth 100 hebrenj gjermanë humbën jetën në një ngjarje që besohet gjerësisht se simbolizon fillimin e Holokaustit. E njohur si Kristallnacht, ose “Nata e Xhamave të Thyer”, për shkak të xhamave të thyera në dyqanet, sinagogat dhe shtëpitë e hebrenjve, ajo mbrëmje e vandalizmit të nazistëve, i bindi shumë hebrenj gjermanë se ishte koha për t’u larguar nga vendi.

Amerika ishte veçanërisht tërheqëse për ta, për shkak të distancës së madhe nga Evropa. Porlista e pritjes për marrjen e vizave amerikane ishte tepër e gjatë, dhe kuota e Shteteve të Bashkuara për emigrantët gjermano-austriakë – vetëm 27.370 – u mbush shumë shpejt.Nga frika se nuk do të mund të mbijetonin dot në Gjermani, mbi 900 njerëz, shumica prej tyre hebrenj gjermanë, vendosën të përpiqen të hynin gjithsesi në SHBA. Ata hipën në anijen luksoze “SS St.Louis”. Mjerisht, gjërat nuk shkuan sipas planit. Ashtu si pjesa tjetër e botës, Kuba ishte rrënuar nga Depresioni i Madh.

Vendi ishullor kishte pranuar tashmë rreth 2.500 refugjatë të tjerë hebrenj, një vendim që nuk ishte marrë vesh nga shumë qytetarë kubanë. Prandaj pranimi edhe i 900 refugjatëve të tjerë, do të ishte shumë problematik.

Përplasjet e brendshme në qeverinë kubane, vetëm sa e zvarritën më tej këtë çështje, sidomos pasi u zbulua se Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Kubane të Emigracionit, Manual Benitez Gonzalez, u kishte shitur leje të paligjshme atyre që shpresonin të zbarkonin në Kubë.

Në fund, u lejuan vetëm 28 pasagjerë nga kjo anije:22 hebrenj me viza të vlefshme amerikane, 4 shtetas spanjollë dhe 2 kubanë. U pranua edhe një pasagjer tjetër, por vetëm pasi tentoi vetëvrasjen, pas së cilës u dërgua me urgjencë në spitalin e Havanës. Pjesa tjetër u dëbua me shpresën se do të gjente strehë në Majemi.

Kur ishin pranë qytetit, kapiteni gjerman i anijes Shrëder kontaktoi zyrtarët amerikanë duke kërkuar leje për t’u ankoruar në Florida. Madje disa pasagjerë iu drejtuan drejtpërdrejt presidentit Frenklin D.Ruzsvelt me një letër, por apeli i tyre mbeti pa përgjigje.
Komiteti i Përbashkët i Shpërndarjes së Emigrantëve Hebrenj (JDC) u përfshi në negociata. Pas ditësh në bord mbërriti një telegram nga Departamenti i Shtetit. Ai thoshte se pasagjerët duhet “të presin radhën e tyre në listën e pritjes, të kualifikohen dhe të marrin viza para se të pranohen në Shtetet e Bashkuara”.

Ndërkohë që po prisnin prej javësh, kushtet në anije nuk ishin të tmerrshme. Shrëder e kishte urdhëruar ekuipazhin e tij që t’i trajtonte pasagjerët me mirësjellje, duke dashur t’u ofronte atyre një përvojë më të mirë nga sa kishin njohur në Gjermani. Brenda anijes kishte një sallëkërcimi dhe një kinema, dhe shërbeheshin vakte të rregullta ushqimesh të shumëllojshme.

Kapiteni i lejoi pasagjerët hebrenj të mbanin lutjet tradicionale të së premtes mbrëma, duke i dhënë leje që të hiqnin portretin e Hitlerit të varur në sallën e ngrënies. I dëshpëruar për të shpëtuar pasagjerët e tij, Shrëder mendoi gjithsesi të ankorohej në Florida, por anijet amerikane i penguan.

Duke mos pasur asnjë bend se ku të shkonte, anija “St.Louis” nisi rrugën e rikthimit për nëEvropë. Komiteti nisi negociatat me vende të tjera evropiane. Pasi rikthimi i hebrenjve nëGjermani nuk ishte një opsion. JDC vendosi si garanci shumën prej 500.000 dollarësh (500 dollarë për refugjat) për ta bërë marrëveshjen të realizueshme, dhe për të mbuluar kostot, në mënyrë që kur anija të arrinte sërish në Evropë në qershorin e vitit 1939, të lejohej tëankorohej në portin e Antverpit në Belgjikë.

Në fund, Britania e Madhe pranoi 288 refugjatë; Holanda 181; Belgjika 214; dhe Franca 224. 87 nga refugjatët e anijes arritën të transferoheshin me sukses në Amerikë, përpara se Gjermania të pushtonte Evropën Perëndimore në majin e vitit 1940. Megjithatë, 532 pasagjerë u bllokuan në vendet e pushtuara nga gjermanët. Prej tyre, vetëm 278 i mbijetuan Holokaustit. 254 të tjerët u vranë nga nazistët.

/ All that is interesting – Bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back