Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

TOKËS I KËRKOJMË MË SHUMË SE MUND TË NA JAPË.

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Korrik 25, 2017
Mesazhe
32,446
Pëlqime
23,557
View attachment 9941
Nëse resurset që Toka prodhon në vit do i konsideronim si rrogë që ajo i jep njerëzimit, atëherë të hënën, më 8 Gusht, këtë vit e kemi mbaruar rrogën dhe që e marta kemi filluar të jetojmë në borxh. Vitin e kaluar, borxhin e kemi filluar më 13 Gusht. Kjo datë quhet Dita e Kapërcimit të Tokës (Earth Overshoot Day) dhe është dita pas së cilës fillojmë të marrim borxh. Këtë vit, për shpenzimet tona do të na duheshin 1,6 Toka. Kjo është pikërisht ajo që na thotë lajmërimi për shtyp nga Rrjeti Global i Gjurmëve (Global Footprint Network), i cili llogaritë shpenzimet e resurseve nga çdo vend dhe i krahason ata me aftësinë e prodhimit që ka Toka (llogaritë gjurmën që ne lëmë në planet).

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për ujin, tokën, ushqimin e energjinë, por edhe për emetimin e dyoksidit të karbonit (CO2) në atmosferë. Kur ne lëshojmë më shumë gazra të tilla në atmosferë se sa pyjet tona mund të thithin për një vit, atëherë e ndotim atmosferën dhe ua “marrim borxh” ajrin e pastër viteve që vijnë. Të dhënat e përdorura për llogaritjet vijnë nga industritë, nga prodhimi i energjisë, peshkimi, pyjet, etj.

Meqë emetimi i CO2 është kontribuuesi më i madh në këtë borxh (në sfera të tjera marrim më pak borxh), ky është edhe problemi kryesor. Sipas Rrjetit Global të Gjurmëve, e mira këtu qëndron se me teknologjitë që kemi, po të përkushtohemi mund të arrijmë të krijojmë një mënyrë të re jetese e cila ndihmon edhe për ta mbajtur natyrën të pastër e për të mos i marrë borxh asaj.

Përpara vitit 1970, njerëzimi jetonte “me rrogën e vet”, pa i marrë “borxh” Tokës. Më pas, borxhet filluan të shtohen, duke bërë që Dita Kapërcimit të Tokës të vijë çdo vit rreth 3 ditë më herët. Gjatë pesë viteve të fundit ky shtim borxhesh është ngadalësuar duke bërë që të vijë çdo vit rreth një ditë më herët. Me sa duket, disa vende po e bëjnë pjesën e tyre për mbrojtjen e resurseve të tokës. Kosta Rika, Gjermania, Portugalia e Britania kanë bërë hapa të mëdhenj para në përdorimin e energjive të ripërtëritshme duke reduktuar nivelet e CO2. Kina ka krijuar një plan për të reduktuar 50% mishngrënien, gjë që do të thotë se do të krijojë 1 miliardë ton CO2 deri në vitin 2030. Nga ana tjetër, vendet me shpenzimet më të mëdha në krahasim me prodhimin e vet janë: Koreja e Jugut (për banorët e saj do të duheshin 8,4 shtete si ai që kanë), Japonia (7,0) e Zvicra (4,4); ndërsa vendet, që po të jetonim të gjithë si banorët e tyre janë: Australia (po të jetonin të gjithë njerëzit e Tokës si australianë do t’u duheshin 5,4 Toka), SHBA (4,8) e Zvicra (3,3). Listat e plota mund t’i gjeni në figurat më poshtë.

toka1_1_orig.jpg
View attachment 9942
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back