Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“Rusi 2018”, mungesat e bujshme dhe ata që rrezikojnë më shumë

centos

forumShqip
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhjetor 13, 2004
Mesazhe
43,484
Pëlqime
40,313
ddddd-401x241.jpg
Lotët e Koscielnyt, dëshpërimi i mbrojtësit të Arsenalit për dëmtimin e rëndë që pësoi në tendinën e Akilit, të pësuar gjatë gjysmëfinales së Europa League kundër Atletico Madrid, që do t’i kushtojë atij edhe Botërorin me Francën, e bëjnë atë thjesht të fundit e një serie protagonistësh që ose kanë mbetur jashtë, ose rrezikojnë pjesëmarrjen në “Rusi 2018”.

Lista e emrave të mëdhenj në dyshim të madh, edhe pse optimistë, është e gjatë.

Një nga rastet më të shumëdiskutuara është ai i Neymarit. Zotëria 222 milionësh, i cili është përfshirë nga një polemikë në tjetrën me shtypin francez dhe me zërat e merkatos që e duan atë larg Parisit pas Botërorit, është ndalur prej muajit shkurt pas një dëmtimi të rëndë të pësuar kundër Marsejës. Një frakturë e rëndë e gishtit të pestë të këmbës së djathtë, e thjesht ndonjë dalje tek-tuk në televizion apo rrjete sociale me këmbën e fashuar, por edhe me një fije të hollë optimizmi tek ai vet dhe te “Seleçao”. Rikuperimi i tij besohet të jetë i përshpejtuar dhe mund t’ia dalë mbanë për të qenë në Botëror. Testi i fundit për t’i dhënë “dritën jeshile” është më 17 maj.

I njëjti besim ekziston edhe për kapitenin e Kombëtares gjermane të futbollit, Manuel Neuer. Portieri i Bayern Munchen ka luajtur vetëm 4 ndeshje këtë sezon dhe nuk zbret më në fushë që prej mesit të shtatorit të kaluar. Edhe ky me një frakturë në këmbën e majtë, e treta herë brenda vitit, gjë që e ka stërzgjatur periudhën e rikuperimit. Ai nuk luan, por në fakt stërvitet prej kohësh dhe për këtë arsye nuk e ka humbur shpresën. “Besoj se do të jem në Botëror”, si titullar apo jo, këtë ndoshta as vet ai nuk e di.

E për të mbetur te Gjermania, janë edhe dy lojtarë të tjerë të ndalur në infermieri, mbi të cilët ka dyshime të forta nëse do të jenë mes të grumbulluarve. Bëhet fjalë për Emre Can dhe Jerome Boateng. Mesfushori i Liverpoolit ripërjetoi një dëmtim të vjetër në shpinë, duke mbetur jashtë ecurisë pozitive të “The Reds” në Champions League për pjesën e dytë të sezonit. Por, ndalesa e gjatë rrezikon realisht mesfushorin me origjinë turke, sikurse edhe dëmtimi muskular i pësuar nga mbrojtësi i Bayern Munchen kundër Realit në gjysmëfinalet e Championsit. Ndalesa e këtij të fundit mund të jetë nga 4 deri në 6 javë sipas medieve gjermane.

Tek Argjentina, ndërkohë, në ankth janë për Biglian dhe Agueron. Mesfushori i Milanit doli nga fusha e lojës në ndeshjen me Beneventon, pas një përplasjeje, duke pësuar frakturë në dy vertebra. Parashikimi për rikuperimin e tij është rreth 30 ditë, gjë që veç rrezikut dhe specifikave të dëmtimit, mund ta detyrojnë atë të përjashtohet edhe nga lista e Sampaolit, i cili gjithsesi duhet të mendohet dy herë përpara se të privohet prej shërbimeve të tij. Mjeku i Kombëtares “Albiceleste” është më pak optimist sa i përket rastit të “Kun” Agueros, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e majtë.

“Lojtari iu nënshtrua një artroskopie 60 ditë përpara Kupës së Botës, fakt që të bën të jesh i shqetësuar, – është shprehur doktori argjentinas, – sepse rikuperimi do të kërkojë të paktën 5 javë. Kjo sepse kur bëhet fjalë për dëmtime që ripërsëriten, procesi i rikuperimit nuk është aq i shpejtë sa do të dëshironim. Padyshim që nuk mund të flitet për 3 apo 4 javë, por për më shumë”.

Belgjika nga ana e saj po monitoron situatën e Michy Batshuayi. Sulmuesi i Borussia Dortmundit është dëmtuar në kavilje në ndeshjen kundër Schalke 04, duke u fokusuar prej atëherë në sforcot për një rikuperim sa më të shpejtë të mundshëm. Ekzaktësisht si Filipe Luis, i cili po punon fuqishëm për t’u rikuperuar nga një frakturë për të riveshur sërish fanellën e Brazilit.

Por, nëse janë të shumtë ata që rrezikojnë mospjesëmarrjen e që po punojnë me ritme të përshpejtuara për ta realizuar ëndrrën “Rusi 2018”, ka edhe nga ata që do të duhet ta shohin Botërorin nga shtëpia.

Veç Koscielnyt të Francës, Rusia organizatore e Botërorit do të duhet të bëjë pa një prej yjeve të saj, Alexandr Kokorin, i cili gjatë ndeshjes së 1/8-ave të Europa League me Leipzigun i dha fund sezonit disa muaj para kohe. Një problem me ligamentet e gjurit të djathtë dhe operimi që pasoi në Romë, bëjnë që sulmuesi i Zenitit t’i thotë lamtumirë Botërorit shtëpiak.

I njëjti diskutim edhe për Oxlade-Chamberlainin e Liverpoolit, i cili gjatë ndeshjes së parë me Romën në gjysmëfinalet e Championsit, pësoi një dëmtim të ligamentit të gjurit të djathtë. Për të duhen 9 muaj pushim, pa finalen e Championsit me “The Reds” e mbi të gjitha pa “Rusi 2018” me Anglinë, pas një sezoni të shkëlqyer./Top Channel/
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back