Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Njihuni me ushqimet që ju ndihmojnë të bëni gjumë të qete

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,897

Njihuni me ushqimet që ju ndihmojnë të bëni gjumë të qete​


u3.png



Një nga këshillat më të rëndësishme që na kanë thënë gjyshërit është që të mos hamë shumë rëndë në mbrëmje nëse duam të flemë mirë.

Këtë e konfirmojnë edhe studimet. Një prej syresh i publikuar në Wall Street Journal thotë se që të kuptojmë se si ushqimi ndikon tek gjumi, duhet të mësojmë çfarë ndodh në organizëm kur mbyllim sytë për të fjetur.

Çfarë Ndodh Në Trupin Tonë Kur Flemë?
Funksionet e trupit ngadalësohen ndërkohë që truri mbetet aktiv. Temperatura e trupit bie ndërkohë që frymëmarrja ngadalësohet dhe tensioni i gjakut ulet. Muskujt relaksohen ndërkohë që truri prodhon një amino acid që qetëson të gjithë sistemin nervor. Hormonet pësojnë një ulje të ndjeshme duke nisur me atë të stresit. Hormonet si ghrelina dhe leptina të cilat rregullojnë nivelet e oreksti dhe ngopjes janë në ekuilibër të plotë. Nivelet e insulinës rriten për të rregulluar sheqerin në gjak ndërsa melatonina dhe serotonina sinkronizojnë ciklin e gjumit dhe të zgjimit.


Si Ndikon Ushqimi Tek Gjumi
Ushqimet që ne hamë mund të ndikojnë ndjeshëm tek secili prej funksioneve të lartpërmendura. Le të marrim rastin e akullores. Ekspertët këshillojnë që njerëzit ta hanë akulloren në drekë dhe jo në darkë. Nëse hahet në drekë, niveli i sheqerit do të ketë kohën e duhur për tu ekuilibruar. Nëse hani akullore në darkë, sistemi tretës duhet të punojë më fort për tretjen e saj dhe rrjedhimisht ndikon tek cilësia e gjumit. Ekspertët thonë se ngrënia në një kohë shumë të vonë dhe përpara gjumit e vënë sistemin tretës në punë në një kohë kur i duhet të pushojë.

Nëse sistemi tretës është në punë, temperatura e trupit do të rritet, niveli i sheqerit do të ulet dhe të gjitha këto do ju prishin gjumin. Mungesa e një gjumi cilësor më pas nxit njeriun të bëjë zgjedhje jo të shëndetshme në aspektin ushqimor dhe kështu rrezikohet më tepër nga sëmundjet. Pra, bëhet fjalë për një rreth vicioz.

Ushqimet Që Nuk Duhet Të Hani Kurrë Para Gjumit:

Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se nëse njerëzit duan të flenë mirë, ata duhet të frenohen ndaj ushqimeve të mëposhtme:
-Çokollata e zezë,
-Akullorja
-Kosi
-Vera
-Ushqimet pikante,
-Të skuqurat
-Mishi
-Djathërat me yndyrë
-Patatet
-Sallamrat dhe salçicet.

Ushqimet Që Ju Bëjnë Të Flini Më Mirë:

Ushqimet e mëposhtme janë shumë të sepse kanë serotoninë e melatoninë dhe ju ndihmojnë të flini si qingj
-Kivi
-Arrat,
-Mishi i gjelit të detit,
-Bananja,
-Vezët,
-Mishi i pulës,
-Bajamet,
-Qumështi
-Mjalti,
-Barishtet,
-Karkalecat e detit,
-Drithërat e plota/AgroWeb


Top Channel
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back