Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ngjarja gati e harruar eksodit te vitit 1991

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,898
Ngjarja gati e harruar eksodit te vitit 1991

gusht-eksodi.jpg
Më 8 gusht 1991, anija shqiptare e mallrave “Vlora”, mbërriti në portin e Barit, e tejmbushur me refugjatë nga Shqipëria. Ishte nisur nga Durrësi dhe pothuajse karburanti kishte mbaruar. Fillimisht u mundua të hedhë spirancën në Brindisi, por nuk u pranua nga autoritetet u drejtua për në Bari.

Eksodi i Shqiptarëve drejt botës së lirë. 8 gusht 1991,, 20 mijë shqiptarë me anijen “Vlora” nisen drejt Italisë | Gazeta Telegraf
Në bord kishte edhe njerëz të armatosur, përveç emigrantëve në arrati nga regjimi komunist gati gjysmëshekullor. Anija kishte mbërritur në portin e Durrësit nga Kuba plot me sheqer dhe shkarkimi nuk arriti të përfundonte kur u rrethua nga një “det njerëzish”. Komandanti i anijes tha se u kërcënua me thika që të riniste lundrimin drejt Italisë.

Gazetat e 9 gusht 1991 gazetat shkruanin
se bëhej fjalë për 11 mijë persona, ndërsa në kronikat e sotme flitet për 20 mijë. Fotografitë e famshme të Luca Turi dhe Vittorio Arcieri janë tronditëse dhe kanë përjetësuar edhe njerëz që pas mbërritjes në port, janë hedhur në ujë nga anija.

Ishte ora 11.30 kur pjesa më e madhe kishte arritur të zbriste në platformë. Temperaturat ishin përvëluese. Shqiptarët kërkonin bukë dhe ujë. Anija “Vlora” ishte kthyer në një nevojtore me erë të keqe.
Policia italiane merr vendim që të gjithë shqiptarët e t’i fusë në stadiumin e vjetër të qytetit derisa të merret një vendim. Kryeministri i kohës Giulio Andreotti doli në një deklaratë duke refuzuar të mikpresë të tjerë refugjatë.

“Nuk jemi absolutisht në gjendje të mirëpresim shqiptarët që po dynden në brigjet italiane dhe vetë qeveria e Tiranës është dakord me ne që ata duhet të riatdhesohen në vendin e tyre” – tha ai.

Ajo që ndodhi në stadiumin e Barit janë të paktë ata që e kujtojnë tashmë. Për ditë të tëra shqiptarët u lanë në mëshirë të fatit. Uji dhe buka u hidhej nga helikopteri. Më të fortët arrinin të merrnin. Skenat janë të paimagjinueshme për një shtet evropian.

Më pas nisën revoltat.

Një grup të rinjsh shkulën pllakat e shkallëve dhe hodhën gurë kundër policisë. Përleshjet zgjatën 3 ditë. Më të dhunshmet ishin ato të së dielës së 11 gushtit. 40 të plagosur mes policisë dhe një numër i pacaktuar mes protestuesve.

Më pas erdhën lajmet se një pjesë e rrethimit ishte çarë. Një pjesë e shqiptarëve kishin mundur të dilnin nga stadiumi duke u strehuar në familje italiane ose te shqiptarë kishin mundur të iknin me ambasadat e 1990 apo me eksodin e marsit.

Mediat italiane të kohës reaguan ashpër duke e konsideruar këtë sjellje të qeverisë së tyre si çnjerëzore. Edhe në parlamentin italian të kohës debatet politike ishin të ashpra për mënyrën si shqiptarët po mbaheshin për ditë të tëra, në pisk të vapës në një stadium të rrethuar me policë.

Autoritetet nuk humbën kohë dhe po bënin gati të ndërmerrnin një nga operacionet më të madh i riatdhesimit në historinë e Italisë me 11 avionë ushtarakë, 3 avionë të Alitalia dhe 3 motobarka.

Kur i nxorën nga stadiumi i gënjyen. U thanë se po i shpërndanin, por në fakt i kthyen mbrapsht në Shqipëri. 17 400 persona u riatdhesuan, të anijes Vlora, por edhe një pjesë që kishin mbërritur me anije të tjera në të kaluarën. U mbajtën vetëm 1500 persona që paraqitën kërkesë për strehim politik.

Ministri italian i punëve të Brendshme, Gianni De Michelis mbërriti në Tiranë duke ofruar një plan ndihme. 90 miliardë lireta për ushqime, 60 miliardë për industrinë dhe furnizimet për hapjen në tetor të shkollave, dhe bashkëpunim në rendin publik për të parandaluar ikje të tjera.

Vite më vonë njëri prej shqiptarëve që vuajti kalvarin e stadiumit të Barit e paditi shtetin italian në Gjykatën e të Drejtave të njeriut në Strazburg dhe fitoi.

E vërteta është se populli italian i 30 viteve më parë i mikpriti shqiptarët, por politika ka dritëhijet e saj dhe e vërteta duhet thënë ashtu siç është.

©LAPSI.al
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back