Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Klara Buda, ‘Pëshpërimë gruaje’ ose dashuria si aktor rezistence

centos

forumShqip
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhjetor 13, 2004
Mesazhe
43,487
Pëlqime
40,316
Të premten, në hollin e UET promovohet romani i Klara Budës, “Pëshpërimë gruaje”, prezantuar pak ditë më parë në Panairin e Librit Tirana 2017, pjesë e kolanës letrare të “Mapo Editions”. Romani merret me fatin e individit në diktaturë dhe dashurinë si një akt rezistence, një fiction që i vendos ngjarjet në vitet ‘80 në regjimin totalitar

Që prej momentit të arrestimit nuk i kishin bërë asnjë pyetje për lidhjen me Almën, por Adriani nuk do ta mohonte atë. Ai ishte nga të rrallët, i ndërgjegjshëm, se në atë sistem, të dashuroje duke shpërfillur klasën, ishte në vetvete një akt rezistence …, mund të jetë një nga fjalitë që hap qiellin e romanit “Pëshpërimë gruaje” të Klara Budës, i prezantuar në Panairin e Librit që sapo u mbyll, si pjesë e kolanës letrare të “Mapo Editions”.

Romani ndan me lexuesit fatin e individit në diktaturë, se si një nga gjestet më sublime, siç është dashuria shpërfillte klasën. Romani është një fiction që i vendos ngjarjet në vitet ‘80 në regjimin totalitar shqiptar. Ideali i lirisë mbijeton, me gjithë reduktimin e individit në rendin më të ulët social, atë të skllavërisë.

“Ky roman, në mënyrë të pashmangshme i kujton këtij brezi të mallkuar një epokë me kujtime të rënda, vuajtje, tronditje, që mbase disa i kanë fshirë nga memoria e tyre, por që të tjerë mund t’i “bluajnë” ende me mendje”, është shprehur autorja. Ndërsa për brezin e ri shqiptar, të rritur në një shoqëri me zakone pak a shumë perëndimore, ky roman është një mënyrë për të zbuluar se si kanë jetuar prindërit e tyre. Diktatura komuniste ka marrë fund që prej 27 vjetësh në Shqipëri, por ajo duket aq e largët në kujtime, saqë po bëhet si një realitet absolutisht i paimagjinueshëm për brezin e sotëm, dashuritë e të cilit përballen me demonë të tjerë.

“Të tulatur e të puthitur te njëri-tjetri dhe duke mposhtur dridhjen e trupave të tyre e mbajtur frymën, por pa shumë pushtet mbi një drithërimë tjetër që sinkronizonte rrahjet e zemrave të tyre dhe përhapej në rrathë koncentrikë nga vullkani përvëlues i Almës drejt virilitetit paqtor të Adrianit […] Vështrimi i Almës normalisht i flaktë, dukej sikur kishte humbur. Sytë e saj, për të cilën thuhej se nuk trembej, shprehnin frikë. Që nga momenti i arrestimit, një natë më parë, Adriani nuk kishte mbyllur sy. Atij nuk i kishin bërë asnjë pyetje për lidhjen me Almën, çdo gjë kishte ardhur papritur dhe ai nuk e kishte menduar se çfarë do të thoshte për marrëdhënien e tyre, por për asgjë në botë nuk do ta cenonte atë. Si pak të tjerë, ai qe ndërgjegjësuar se të dashuroje në atë sistem ishte në vetvete një akt rezistence…”.

Klara Buda është diplomuar në Metoda të Studimit të Historisë dhe Histori Arti, në Ecole Pratique des Hautes Études, E.P.H.E. në Paris, dhe pas një karriere të pasur në Francë dhe SHBA, duke punuar respektivisht për UNESCO-n, BBC-në, Radio Francën Internacionale dhe Diplomacinë Kulturore, aktualisht ajo drejton Këshillin për Promovimin e Paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Ndër botimet e saj veçojmë romanin Kloroform, vëllimin Kosova Mon Amour, çmimi i publicistikës në “Prishtina Book Fair 2017”, përkthimin në frëngjisht të rrëfenjës Fshati im e pi rakinë të Kutelit dhe studimin akademik Rrëfenja Kuteliane.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back