Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

FOTO/ Ndodh befasia, ja formacioni i Shqipërisë në ndeshjen kundër Lihtenshtajnit

  • Thread starter Thread starter Universal
  • Data e fillimit Data e fillimit
U

Universal

Guest
Trajneri i ri, Kristian Panuçi, i cili ndoshta e ndien veten me fat që në debutimin e tij do të ketë përballë një skuadër që ka katër vite pa arritur fitore, ka menduar të përdorë variantin taktik 4-3-3.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ndaj një Kombëtareje modeste si Lihtenshtajni, kuqezinjtë natyrshëm do të përqendroheshin totalisht në fazën ofensive. Trajneri i ri, Kristian Panuçi, i cili ndoshta e ndien veten me fat që në debutimin e tij do të ketë përballë një skuadër që ka katër vite pa arritur fitore, ka menduar të përdorë variantin taktik 4-3-3.

Deri dje dilemat për formacionin kanë qenë të mëdha, pasi vareshin edhe nga gjendja e sulmuesit Armando Sadiku. Në seancën e fundit në “Elbasan Arena”, bomberi kuqezi u stërvit i diferencuar. Burime të “Panorama Sport” pranë stafit teknik kanë bërë të ditur se gjasat janë që ai të ruhet për ndeshjen me Maqedoninë.

Edhe pse viroza që e kishte kapur tashmë mund të quhet e kaluar, trajneri Panuçi nuk dëshiron që Sadiku të përkeqësojë gjendjen. Në këto kushte, pritet që sulmuesi ta nisë nga stoli, por edhe për këtë do të vendoset pak orë para ndeshjes, pasi mund të mos grumbullohet fare.

Një ide është që të jetë në stol dhe, në varësi të rezultatit, gjithnjë në rast se Shqipëria has probleme me Lihtenshtajnin, ai të hidhet në fushë. Gjithçka mbetet për t’u parë, në një kohë që Panuçi e ka bërë tashmë zgjedhjen për sulmin.

Vendin e Sadikut në majë pritet ta marrë Azdren Llullaku, i cili shikohet nga italiani si më i përshtatshmi për të bërë rolin e qendërsulmuesit. Si për ironi të fatit, këtë herë mungojnë tre sulmues të mirëfilltë si Sadiku, Balaj dhe Cikalleshi.

auto_3003701504346920.jpg


TË TJERËT - Etrit Berisha do të jetë titullar në ndeshjen ndaj Lihtenshtjanit. Pas dy takimeve të nisura nga minuta e parë kundër Italisë dhe Izraelit, Thomas Strakosha do të ulet në stol. Panuçi i ka besuar eksperiencës më të madhe që ka portieri i Atalantës, edhe pse ai i Lacios po kalon një moment të shkëlqyer në kampionatin italian.

Katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Hysaj në të djathtë dhe Agolli në të majtë. Në qendër e vetmja dilemë është nëse në krah të Mavrajt do të luajë Ajeti apo Gjimshiti. I pari është më i avantazhuar, por kjo mbetet për t’u parë.

Në mesfushë, në rolin e një shkatërruesi do të jetë Abrashi, ndërsa Basha dhe Memushaj do të ndërtojnë gjithçka. Nga krahët e sulmit Panuçi ka preferuar Roshin dhe Grezdën. Ndërkohë, ndryshimi i madh është që në krahasim me De Biazin, Panuçi nuk e preferon Kukelin.
 
View attachment 654
Kombëtarja mbërrin në Shkup, “ok” Sadiku
Kombëtarja kuqezi mbërriti këtë pasdite në Shkup në hotelin ku do të qëndrojë deri të Hënën në prag të ndeshjes me Maqedoninë. Udhëtimi drejt shtetit fqinj me autobus ka qenë i qetë për lojtarët dhe stafin dhe pasdite ata zbarkuan të shoqëruar me roje private në Shkup në “Park Hotel” dhe të Hënën do të udhëtojë ne Strumicë ku të Martën do të përballet në ndeshjen që do të vendosë edhe fatin e vendit të tretë.
 
View attachment 655
450 tifozë kuqezi në stadiumin e improvizuar në Strumicë
Shqipëria do të luajë përballë Maqedonisë në Shtrumicë, në një ndeshje ku nuk do të mungojnë tifozët kuqezi. Rreth 450 mbështetës shqiptarë do të jenë të pranishëm në qytetin më të largët lindor maqedonas dhe ndodhet pranë kufirit me Bullgarinë.

Kjo është shifra zyrtare e tifozëve të Kombëtares që nuk do të mungojnë në stadiumin me kapacitet prej 6,500 vendesh dhe që është rinovuar vetëm gjatë muajve të fundit.

Me argumentin e rrezikshmërisë së konflikteve etnike që paraqiste fakti nëse ndeshja me Shqipërinë do të luhej në Shkup, por edhe me pretendimin se po promovojnë ekipin përfaqësues në të gjitha zonat e vendit, vendimi i maqedonasve në fakt synonte kufizimin e tifozëve shqiptarë.

Për herë të parë në 23 vjet Maqedonia do të luajë një ndeshje kualifikuese larg Shkupit, ndërsa stadiumi “Mlladost” i Shtrumicës është rinovuar në mënyrë artificiale, duke u klasifikuar në kategorinë e tretë të UEFA-s për ndeshje ndërkombëtare.

Vetëm pak kohë më parë ky ishte një impiant i denjë për ligat më të ulëta të futbollit. Përveç punimeve në tribunën VIP dhe atë të gazetarëve, tribunat janë zgjeruar. Për të realizuar këtë janë përdorur struktura prej çeliku, ndërsa në të gjitha tribunat janë vendosur ulëse të reja.
 
View attachment 711
Helmohet Grezda, mungon me Maqedoninë
Një lajm aspak i mirë vjen nga Strumica ku në mbrëmje pritet të luhet sfida deçizive me Maqedoninë. Mësohet se gjatë qëndrimit në Hotel, është helmuar nga ushqimi mesfushori me tipare sulmuese Eros Grezda i cili ka humbur të gjitha shanset për të qenë sot në fushë në këtë përballje. Një penalizim kjo për kombëtaren duke parë se Grezda ishte ndër më të mirët në fushë në përballjen me Lihtenshtejnin. Ndërkohë në pritje të formacionit zyrtare, mendohet se Panucci do të bëjë 3 ndryshime në formacion këtë mbrëmje teksa në fushë do të zbresë kjo 11-she:

Berisha, Hysaj, Mavraj, Ajeti, Agolli; Kukeli, Abrashi, Memushaj, Hyka, Roshi e Sadiku.
 
Shqipëria, drejt përmbushjes së objektivit. Konsolidon vendin e tretë

1504691974renditja-grupi-G.jpg



Ajo me Maqedoninë e luajtur në Strumicë ishte një ndeshje që duhej fituar, megjithatë Kombëtarja shqiptare nuk shkoi më shumë sesa një barazim 1-1. Gjithsesi është një pikë që na lë në vendin e tretë në grupin G të kualifikueseve të Botërorit “Rusi 2018”, e probabiliteti që kjo situatë të jetë deri në fundin e kësaj fushate kualifikuese është i madh.


Spanja dhe Italia ishin padyshim “padronët” e këtij grupi dhe për kuqezinjtë, objektivi ishte pikërisht ky vend i tretë. Duke parë çfarë ka ndodhur deri tani, ai është drejt arritjes.

Kombëtarja shqiptare, pas rezultatit 1-1 me Maqedoninë është në kuotën e 13 pikëve, e shkëputur 4 pikë nga Izraeli, i cili në të njëjtën ditë pësoi humbje ndaj Italisë 1-0, ndërsa vet maqedonasit janë larg çdo lloj pretendimi për këtë pozicion, pasi në 8 ndeshje të luajtura kanë mundur të grumbullojnë vetëm 7 pikë.

Duket se Kombëtarja, në këtë pikë favorizohet edhe nga kalendari i radhës së kundërshtarëve të saj. Në 6 tetor, Shqipëria do të udhëtojë drejt Spanjës, për të luajtur ndeshjen me iberikët, që tashmë janë me një këmbë në fazën finale të Botërorit, ndërsa Izraeli do të udhëtojë drejt Lihtenshtajnit, me izraelitët që e kanë të fituar, të paktën në letër, takimin.

Ndeshja e fundit do të jetë ajo që do të japë verdiktin final, me Kombëtaren shqiptare që do të presë Italinë, e Izraelin që do të presë Spanjën. Por skuadra e Lopeteguit, shpesh ka treguar se nuk i nënvlerëson kundërshtarët, edhe kur i ka arritur synimet e saj.

Ky është një vend i tretë, që ashtu siç e deklaroi edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, do t’i japë më shumë forcë skuadrës sonë kombëtare për të përballuar kualifikueset e Europianit të vitit 2020.

 
Balaj kthehet në fushë, Panucci “fërkon duart”
Merr fund odiseja e gjatë e problemeve fizike për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Bekim Balaj. Bomberi shqiptar u rikthye në fushën e blertë pas një mungese të gjatë. Ai u aktivizua rreth 10 minuta në sfidën Akhmat Grozny-Rubin Kazan ku skuadra nga Cecenia triumfoi me rezultatin 1-0. 26-vjecari I lindur në Shkodër qëbndronte jashtë fushave të lojës që prej muajit Gusht duke humbur edhe dy ndeshjet e Kombëtares Shqiptare kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

Pas rikuperimit të plotë, Balaj u rikthye të luajë në Kampionatin Rus duke zëvendësuar në minutën e 80 një tjetër shqiptar, sulmuesin Bernard Berisha. Vetëm pak minuta pas hyrjes së tij në fushë, Akhmat shënoi edhe golin e fitores duke u ngjitur në vendin e pestë të klasifikimit. Ndërkohë, sulmuesi tjetër shqiptyar I skuadrës cecene, Odise Roshi e ndoqi këtë 90 minutësh nga stoli. Rikthimi i Bekim Balajt është një lajm pozitiv edhe për tyrajnerin e Kombëtares, Christian Panucci, I cili do të ketë më shumë mundësi zgjedhjeve në repartin e sulmit për dy sfidat e fundit eliminatore kundër Italisë dhe Spanjës.
 
auto_panuci1507222897.jpg

Panucci sapo dha këtë deklaratë të fortë: Nuk kemi ardhur për të qenë viktima e Spanjës
18:55, 05/10/2017

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka dalë pasditen e sotme në konferencë për shtyp, ku ka folur për përballjen e nesërme ndaj Spanjës dhe objektivat e Shqipërisë në këtë takim.

Pres një ndeshje serioze dhe nuk kemi ardhur këtu për të qenë viktima e Spanjës. E respektojmë Spanjën dhe do tregojmë seriozitet ndaj saj. Spanja ka një ekip shumë të mirë dhe shumë të madh. Duam t’i hapim sa më shumë punë Spanjës”, tha tekniku kuqezi.
 
Me vjen keq per Piquen qe po kalon trazira..dhe besoj kjo ka per te ndikuar ne ekipin e Spanjes. Sa per ekipin tone ishalla me fitore edhe pse e dime pak a shume se si do shkojne gjerat.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back