Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Filigrani, nga magjitë e artizanëve shkodranë.....

  • Thread starter Thread starter ...
  • Data e fillimit Data e fillimit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,898

Filigrani, nga magjitë e artizanëve shkodranë, në Asiri, origjinën e ardhjes së këtij arti endjeje me metal​



Filigrani, nga magjitë e artizanëve shkodranë, në Asiri, origjinën e ardhjes së këtij arti endjeje me metal


Edhe pse nuk kanë kaluar shumë vite qëkur artizanët shkodranë arritën të pasuronin me virtuozitetin e tyre krijues galerinë etnografike shqiptare, edhe pse teknologjia e ka përsosur dhe automatizuar punën në krijimet artistike, këto magji nuk janë përsëritur. Këto çanta, kjo tabaka dhe kjo kupë filigrani e Shkodrës, e prezantuar në një botim të vitit 1986, natyrisht pjesë e një larmie objektesh të tjera të dala nga duarartët shkodranë, janë një tregues i vlerësimit të së bukurës dhe aftësisë së zotërimit të kësaj zeje. Ndërmarrja Artistike Shkodër, e cila sot është një mëmuar nën rrënojat e kujtesës ka prodhuar ekzemplarë të mahnitshëm duke u bërë një dëshmitar i talentit të artizanëve të këtij qyteti, mjeshtrave që mbajtën në këmbë një traditë dhe pasuruan imazhin etnografik shqiptar. Mjeshtrit e këtij qyteti kanë mahnitur me punët e tyre në filigran, ar dhe argjend. Stolitë dhe suveniret, gjithë ajo gamë e gjerë e promovimit të vlerës dhe konsiderimit të së bukurës erdhën dhe mbeten një shfaqje spektakolare e virtuozitetit krijues.

69417749_10219581044627661_1835650476641615872_n-951x1024.jpg


Siç e dini, Filigrani është punim dore me kombinim të fijeve të holla dhe kokrrave të argjendit. Çdo detal punohet me dorë me mjeshtri të të menduarit dhe të përpunimit të dizajnit. Fjala filigran rrjedhë prej gjuhës latine: filium- fije dhe granum- kokra, domethënë punim me fije dhe kokërr. Filigrani është punim dore me kombinim të fijeve të holla dhe kokrrave të argjendit. Kjo zeje ka gjetur interesim dhe mbetet një vijues tradite, në Shkodër, si vendi i origjinës shqiptare për të patur një rol paraprijës në Prizren dhe Gjakovë, atje ku shkoi dhe mbeti dhe ku sot ka mjeshtrat e saj.

69309185_10219581040147549_7116820041365979136_n-1024x768.jpg


Telish (filigrani) është arti i argjendarisë me fije të holla ari ose argjendi i bërjes së sendeve tredimensionale duke krijuar motive të ndryshme. Ky është një artizanat që ka lindur dhe është zhvilluar në provincën Mardin të Anadollit. Mjeshtëri e përgatit vet me dorë çdo lloj materiali që ai do të përdorë gjatë punimit telish. Pasi të kenë përfunduar të gjitha veprimet, mjeshtri në një vend të rëndësishëm të veprës shkruan datën dhe vendos firmën e tij. Procesi i punimeve të imta zbukuruese dhe i shkëlqimit vazhdon ende të ruhet si një traditë e mjeshtërve të paktë në numër që kanë mbetur në Mardin.

69696405_10219581039827541_2687712489986064384_n-702x1024.jpg


Sipas gjetjeve arkeologjike e kaluara e telishit shkon deri në 3 mijë vjet p.e.s. Kjo degë e artit tradicional ka mbërritur deri në ditët tona nga asirianët që kanë jetuar në Mesopotami. Në kohën e osmanlinjve telishi preferohej shumë dhe në ato kohëra pranohej si një degë arti që identifikohej me asirianët. Deri në kohët e fundit vlente e njëjta gjë, por në periudhat e mëvonshme krahas asirianëve edhe myslimanët filluan që të interesohen me këtë lloj arti.

Sot, të vetmit që e konsiderojnë këtë art, këtë traditë, janë të kurajshmit e turizmit kulturor, ata, të cilët së bashku me talentin dhe magjinë e duarve të tyre, shesin botës së qytetëruar edhe copëza nga shpirti ynë, nga ajo pasuri që ishte dhe do të mbetet vitale dhe dehëse.


Albert Vataj
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back