Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Brontofobia, entomofobia, talasofobia… Cilat janë frikërat më të zakonshme të njerëzve?

  • Thread starter Thread starter ...
  • Data e fillimit Data e fillimit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,898

Brontofobia, entomofobia, talasofobia… Cilat janë frikërat më të zakonshme tënjerëzve?​

8B6BC5D0-9FCB-4906-B800-98B8525364F3.jpeg

E keni shumë problem futjen në një ashensor? E shmangni larjen në det? A bërtisni kur shihni një insekt të vogël aty pranë? Nëse po, atëherë dijeni që nuk jeni vetëm. Njerëzit vuajnë nga shumë fobi të vogla, disa të ashtuquajtura të thjeshta, që kanë të bëjnë me një objekt, kafshë apo aktivitet të caktuar.

Ndërkohë, frikërat e tjera janë më komplekse, dhe mund të jenë akoma më kufizuese në jetën e përditshme. Ato shkaktojnë shumë ankth në një situatë specifike. Për shembull, agorafobia shfaqet në hapësirat e mëdha si sheshet, parkingjet dhe tregjet, ose në vende q shumë tëpopulluara me njerëz. Por cilat janë fobitë, të cilat janë më të dukshme në një formë më të moderuar? Ja cilat është renditja e Nismës Botërore të Anketimit mbi Shëndetin Mendor.

1. Araknofobia, ornitofobia, etj
Gati 4 për qind e popullsisë së botës vuan nga fobia ndaj kafshëve. Ajo mund të jetë ndaj insekteve (entomofobia), merimangave (araknofobia) , gjarpërinjve(ofidiofobia ), zogjve(ornitofobia) dhe qenve (sinofobia), por edhe specieve të tjera. Njerëzit e prekur nga këto fobi, mund të kenë frikë edhe nga kafshët e rreme, si për shembull një gjarpër prej gome.

2. Hemofobia
Prek 3 për qind të njerëzve në botë. Njerëzit që kanë fobi gjakun, mund të pësojnë edhe gjendje të fikëti sapo ta shohin atë. Ekspertët kanë arritur në përfundimin se ky është një mekanizëm mbijetese. Truri ndjen një alarm për gjakderdhjen, dhe shkakton një kolaps kardiovaskular për të parandaluar humbjen e mëtejshme të gjakut.

3. Akrofobia
Frika nga vendet e larta prek gati 3 për qind të popullsisë botërore. Disa njerëz me këtë fobi mund të ndihen keq edhe kur shohin njerëz të tjerë në vende të larta (rrokaqiej, teleferikë etj) sidomos nëse janë afër humnerës dhe të pambrojtur. Për shembull dikë që përkulet mbi një ballkon.

4. Talasofobia
Pak më shumë se 2 për qind e popullsisë ka frikë nga zhytja në ujë. Kjo fobi mund të kufizohet tek ujërat e thella dhe të errëta. Por në shumicën e rasteve kjo lloj frike çon në refuzimin për të notuar. Dhe disa nga njerëzit me këtë fobi, nuk mund ta zhysin kokën nën ujë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër. Ose nëse lahen në det, nuk shkojnë përtej lagies sëkëmbëve.

5. Klaustrofobia
Është frika nga vendet e mbyllura por edhe të ngushta, që krijojnë një ndjenjë asfiksie si ashensorët, tunelet, dhomat e vogla apo pajisje të caktuara mjekësore si skaneri MRI. Edhe kjo fobi prek më shumë se 2 për qind të popullsisë së botës.

6. Brontofobia
Këtu përfshihen njerëzit që frikësohen shumë nga zhurma e bubullimave, dhe që e përcaktojnë rutinën e tyre të ditës bazuar në parashikimin e motit. Madje disa as nuk dalin nga shtëpia për të shkuar në punë, nëse ekziston mundësia e afrimit të një stuhie. Prej kësaj fobie vuan gati 2 për qind e popullsisë së botës.

7. Aerofobia
Më shumë se 1 për qind e popullsisë ka frikë nga fluturimi. Rreth gjysma e njerëzve ndiejnë shqetësim dhe ankth kur janë në bordin e një avioni. Por ata që e bartin këtë fobi, ndihen shumë keq nga vetë ideja e fluturimit. Në fakt, njerëz të tillë hipin në avion vetëm nëse e kanë shumë të domosdoshme, shpeshherë duke marrë nga mjeku një ilaç kundër akthit për tapërballuar udhëtimin.

Bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back