- Regjistruar më
- Prill 30, 2024
- Mesazhe
- 2,224
- Pëlqime
- 1,498
Sqarim: Artikulli eshte perkthyer edhe pershtatur ne shqip , nga debati i Charlotte Kærslund me titull: https://www.folkeskolen.dk/adhd-ern...barns-hjerne-ogsa-ved-at-do-af-sult-1/4681111
Çfarë po ndodh me fëmijët tanë këto vite? Si mësuese e shkollës prej 20 vitesh, kam interes edhe personal edhe profesional për mirëqenien e fëmijëve. Fatkeqësisht, po shqetësohem gjithnjë e më shumë për shifrat zyrtare që po shohim. Si mesues/edukatore punojme me nje koncept profesional, i quajtur "gatishmeri ne te mesuar " Ky koncept nënkupton që fëmija ka energji për detyrat e perditshme ,per tu perqendruar apo per te kujtuar gjerat e tij dhe ate qe kalon gjate dites.
Të gjithë e dimë se jeni më të gatshëm të mësoni kur ka paqe në familje, kur kemi fjetur mirë dhe kur kemi ngrënë mirë. Në këtë artikull do të fokusohem në aspektin e te ushqyerit mire. E bëj këtë, sepse me sa duket shumë njerez nuk e dijne saktesisht se sa e rendesishme eshte kjo per trurin dhe funksionet konjitive te femijes.
Fatmirësisht, ekziston nje artikull i gjere per kete teme , per lexuesin qe ka interes te kerkoje dhe te dije me teper! Ekziston një lidhje pothuajse e përsosur midis industrializimit të ushqimit tonë dhe rritjes së vështirësive konjitive te femijeve.
A mund te jete kjo nje marredhenie shkak-pasoje?
Shumë studiues besojnë se ka. Madje ka nga ata që e quajnë, siç e shohim, 'sëmundje të stilit të jetesës" tek femijet. Nga viti 2000 deri në vitin 2020 është rritur numri i fëmijëve me ankth, depresion dhe ADHD etj. me disa perqind. Ka arritur nje pike kaq kritike, saqe ne vitin 2020 , 15% e femijeve marrin nje diagnoze sapo mbushin 18 vjec!
Pse jemi deshmitare te ketyre rritjeve drastike? A eshte per shkak se, se si shoqeri, ne nuk po perpiqemi ta trajtojme kete ceshtje? Jo, nuk eshte vetem prej kesaj. Shume burime po i perkushtohen kesaj ceshtje, megjithate numrat vazhdojne te rriten. Eshte sikur jemi perballe nje armiku te padukshem qe forcohet cdo vit. Besoj se u detyrohemi femijeve te shoqerise sone qe te mos leme gur pa levizur ne gjetjen e shkakut, edhe nese kjo do te thote te perballemi me disa te verteta te hidhura.
Pervec kategorive te lartpermendura te sfidave, te cilat jane shume te dukshme per shkal te statistikave faktike, shume mesues te shkollave kane te bejne me nje grup ne rritje te femijeve qe po perballen gjithnje e me shume me probleme me memorien dhe perqendrimin cdo dite e me teper.
Ne u detyrohemi femijeve dhe te rinjve tane qe ti ndihmojne ti eksplorojne dhe zbatojne keto strategji bazuar ne hulumtime perkatese.
Duke i dhene perparesi te ushqyerit , duke siguruar akses ne vakte te shendetshme dhe te balancuara dhe duke promovuar ndergjegjesimin per ndikimin e dietes ne shendetin konjitiv, ne mund te krijojme nje mjedis qe mbeshtet ne zhvillimin dhe mireqenien optimale te femijeve dhe te rinjve tane. Duhen marre parasysh edhe strategjite me afatkohor te ndryshem qe nxisin marredhenie pozitive midis dietes ushqimore dhe aftesive konjitive.
Kohet e fundit, mora pjese ne nje konference profesionale ne Oslo qe u fokusua ne trurin dhe zhvillimin e femijeve. Acidet yndyrore esenciale ne ushqim ishin nje gjetje kryesore ne kete kontekst. Ne konference ishte nje profesor nga Universiteti i Goteborgut i cili tregoi se balanca midis omega -6 dhe omega -3 ishte matur ne afersisht 40000 femije nepermjet nje testi gjaku. Vetem 800 nga 40000 femijet i permbushnin rekomandimet dietike ne kete fushe.
Ne fakt, lidhja midis omega-3 dhe aftesia e konjektive e femijes ekziston edhe ne shume publikime shkencore te tjera.
Manuali mjekesor Danez rekomandon qe femijet te konsumojne 2,5-3 gram omega -3 ne dite, gje qe do te kerkonte te konsumojne peshk te yndyrshem cdo dite. Nga studimet e kryera thuhet se 10% e tyre nuk hane kurre peshk dhe 75% te femijeve konsumojne me pak peshk.
Si perfunduam ketu? Peisazhi yne ushqimor ka ndryshuar ndjeshem gjate brezave te fundit. Kemi kaluar ne nje diete me ushqime te perpunuara dhe te varfera me lende ushqyese. Ne konsumojme me pak peshk te yndyrshem kjo edhe sepse eshte i shtrenjte ose thjesht ceshtje preference.
Sa shpesh ha femija juaj sardele, aguce , skumbri , harenge ose salmon te eger?
Dyshoj asnjehere, nese nuk permbushim dot vlerat sipas OBSH dhe manualit mjekesor danez duhet zevendesuar me suplemente omega-3
A perben ndryshim ne aftesite konjitive te femijeve?
Shkenca thote se PO, ka shume te ngjare . Ky studim nuk ka efekt kritik por sygjerues per ta pershire kete njohuri qe ne kohe te hershme per te ndihmuar femijet tane te kene nje diete te shendetshme.
Cfare do beni ju tashme per te?
Fakte rreth omega-3 dhe rendesise se saj:
1. Truri i fëmijës suaj përbëhet kryesisht nga yndyra dhe një pjesë e madhe e tij duhet të jetë e llojit DHA, që është një acid yndyror omega-3 me zinxhir të gjatë. Ne mund të marrim DHA vetëm nga peshqit yndyrorë dhe algat (dhe suplementet).
2. Nëse fëmija juaj nuk merr mjaftueshëm omega-3 në dietën e tij, truri i tij do të përfshijë acide yndyrore omega-6. Këto acide yndyrore vijnë nga vajrat e lehta vegjetale, produktet e grurit, mishi nga bujqësia moderne dhe ushqimet e përpunuara.
3. Të dy omega-3 dhe omega-6 janë 'acide yndyrore esenciale'. Kjo do të thotë se ato janë të rëndësishme për funksionimin normal të trupit dhe trurit. Fatkeqësisht, ne nuk mund t'i formojmë ato vetë, dhe për këtë arsye duhet t'i hamë ato çdo ditë ose pothuajse çdo ditë.
4. Problemi është se është e lehtë për të marrë omega-6 dhe e vështirë për të marrë omega-3. Shumica e njerëzve marrin shumë omega-6 dhe shumë pak omega-3. Prandaj, shumica e popullsisë sot është larg ekuilibrit të rekomanduar.
5. Kjo është problematike, sepse omega-6 është inflamatore, dhe omega-3 është anti-inflamatore. Kjo do të thotë se nëse ekuilibri shkon shumë në favor të omega-6, fëmija ka inflamacion kronik si në trup ashtu edhe në tru.
6. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që balanca midis omega-6 dhe omega-3 të mos kalojë 4 me 1. Fatkeqësisht, mesatarja evropiane tani është përafërsisht. 15 me 1 (dhe në rritje) dhe shumë më e lartë tek fëmijët, sepse ata shpesh hanë më pak peshk dhe më shumë ushqime të përpunuara sesa të rriturit.