Sondat perafruese, orbiterat, sondat atmosferike, landerat, dhe roverat jane pese tipet kryesore te sondave kozmike te leshuara nga Toka per eksplorimin e planeteve dhe trupave te tjere te sistemit tone diellor:
1 - Sonda 'perafruese' = Vezhgon nga nje distance e afert, kalimtare, trupin qiellor te cilin e ka si objektiv shkencor.
2 - Orbiteri = Nje orbiter eshte projektuar per t'u vendosur ne nje orbite te qendrueshme rreth nje planeti, ose hene ne vecanti, per nje periudhe kohore te paracaktuar.
3 - Sonda atmosferike = Eshte nje shumellojshmeri instrumentash shkencore, te paketuara sebashku, e cila hidhet ne brendesine e atmosferes se nje planeti dhe ne zbritje te lire, bene matje te shumellojshme te paracaktuara. Ajo vijon te mbledhi te dhena pergjate zbritjes se shpejte te saj, deri ne momentin e perplasjes me siperfaqen apo shkaterrimit te saj nga presionet e larta atmosferike.
4 - Landeri = Eshte projektuar posacerisht per nje ulje sa me te bute ne siperfaqen e nje planeti apo trupave te tjere, duke mundesuar mbledhjen dhe analizimin e mostrave te mbledhura nga siperfaqja e tyre dhe ndoshta ridergimin e tyre perseri ne Toke.
5 - Roveri = Eshte nje makineri robotike e pajisur me rrota i cili leviz lirshem ne siperfaqen e nje planeti apo ndonje trupi tjeter. I zbritur ne siperfaqe nga nje lander, roveri ka mundesi te levizi ne distanca te largeta pa u kushtezuar vetem ne nje rajon te vetem.
------ Ne fotomontazh keni disa shembuj per cdo kategori sondash kozmike.
Burimi: FB